Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencën për gjykimin e vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku parashikohej një karantinim 14-ditor i emigrantëve që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut duke u mohuar të drejtën e votës.
Më herët, Lëvizja Socialiste për Integrim, ankimoi vendimin e Komitetit të Ekspertëve, duke e dërguar në Gjykatën Administrative, por sot kjo e fundit njoftoi moskompetencën lidhur me gjykimin e këtij vendimi dhe kaloi çështjen në Kolegjin Zgjedhor.
Ky i fundit, pritet të mblidhet me urgjencë të premten ose të shtunën, pasi nuk ka mundësi të marrë një vendim lidhur me këtë çështje më vonë, duke qenë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen ditën e diele në 25 prill.
Lidhur me këtë vendim, ka pasur reagime nga institucione të ndryshme të shtetit shqiptar, që nga presidenti deri tek avokati i Popullit dhe figura të tjera publike, të cilët e konsideruan veprimin si flagrant, pasi ndalonte emigrantët shqiptarë që të ushtronin të drejtën e votës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




