Ngjarje

Mbërrin Viti i Ri 2026, shqiptarët e presin me festë e fishekzjarre në çdo qytet

Gazeta Si – Me një atmosferë festive dhe spektakolare, shqiptarët kanë pritur mbërritjen e Vitit të Ri 2026. Festimet në Tiranë kulmuan në sheshin “Skënderbej” me një koncert dhe më pas vazhduan me një shfaqje të veçantë fishekzjarrësh dhe një spektakël dronësh.

Të gjithë ata preferuan t’i kalonim orët e para të 2026-ës në shesh, duke sfiduar edhe temperaturat tejet të ulëta që kanë “pushtuar” vendin.

Në momentin e ndërrimit të viteve, qielli mbi Tiranë u ndriçua nga fishekzjarrë shumëngjyrëshe, të cilat krijuan një pamje mbresëlënëse.

Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm. Në të njëjtën mënyrë u prit 2025 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë.

Gazetasi.al i uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri 2026!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë