Nga Gazeta ‘Si’- Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do shënon edhe mbylljen zyrtare të procesit të votimit.
Ngarkesa e avionit të fundit me votat e diasporës tashmë ndodhet në ambientet e Parkut Olimpik.
Numërimi i votave të diasporës do të nisë në momentin që do të nisë numërimi në qarkun përkatës, qark të cilit i përkasin këto fletë votimi.
Prej datës 14 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë gjithsej 245.935 zarfe në diasporë.
Janë rreth 18 mijë zarfe të pamarra nga Greqia dhe pothuajse 19 mijë të patërhequra nga Italia. 5 mijë janë të mbetura në Gjermani.
Ndërkohë, mbi 2502 zarfe të konsideruara si të parregullta janë futur në një kuti të posaçme. Për shkak të problematikave me postën DHL, zarfe të parregullta janë ato të sjella dorazi nga emigrantët shqiptarë në KQZ, apo kur është paguar një postë tjetër për ta kthyer zarfin me fletën e votimit në Shqipëri. Këto zarfe do të vlerësohen sërish nga KQZ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.