Ka ndodhur

Mbërrin në Turqi ekipi i kërkim-shpëtimit dhe ndihmës mjekësore nga Shqipëria

Gazeta Si - Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në Turqi, pas tërmetit tragjik që goditi vendin në pjesën jugore dhe veriun e Sirisë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili publokoi he foto disa minuta pas zbritjes.

“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, shkruajti Rama në rrjetet sociale.

Skuadra përbëhet nga një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe 7 mjete.

Grupi shqiptar i bashkohet kështu ndihmës ndërkombëtare për Turqinë, pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të së hënës, që deri më tani i ka marrë jetën mijëra personave.

Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë