Treg

Mbërrin në portin e Durrësit anija e parë me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Gazeta Si – Ka mbërritur mëngjesin e të hënës nga Ukraina në pjesën e jashtme të portin e Durrësit anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë.

Anija u furnizua me grurë në portin “Izmail” të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Anija ka kaluar në ujërat greke të Jonit për të mbërritur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Në Ukrainë ka disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin.

Anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, dhe gruri ka mbërritur për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, duke i dhnë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë