Shendet

Mbërrin në Britani virusi nga pickimi i një insekti

Virusi TBEV, që krijohet nga rriqrat dhe mund të shkaktojë meningjit e encefalit (inflamacioni i trurit ka mbërritur në Britani me rastin e parë të konfirmuar.

Britanikët janë paralajmëruar të jenë vigjilentë pasi një virus i ri që mbartet nga rriqrat mendohet se ka shpërthyer në disa vende në të gjithë Anglinë.

Virusi mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke filluar nga gripi i lehtë e deri tek meningjiti.

Simptomat janë shpesh të ngjashme me ato të meningjitit, duke përfshirë temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe ulje të vetëdijes.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë po heton virusin dhe rastet në vitet e fundit për të shmangur çdo shqetësim.

Ky është rasti i parë i konfirmuar në Britani por studiuesit thonë se prej kohësh është i përhapur në pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Europën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë