Mbrëmjen e të hënës, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 8.190 doza të vaksinës anti-Covid “Pfizer”. Lajmin e ka bërë publik kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale: “8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë”, shkruan Rama.
Edhe këtë të hënë, ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Prej fillimit të vaksinimit, janë kryer 391,361 doza të vaksinës ndaj COVID 19, prej të cilave 301,482 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se ditën e sotme në të gjithë vendin janë kryer 7367 vaksinime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.