Ka ndodhur

Mbërrijnë në Rinas 14 mijë vaksina Pfizer

Kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” sasia e radhës e vaksinave Pfizer.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se kanë mbërritur 14,040 vaksina.

“Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid”, shkruan Rama më tej.

Një ditë më parë erdhën edhe 60 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash, të qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të Sinovac në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë