Ka mbërritur në vendin tonë grupi i radhës me refugjatë nga Afganistani. 150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit nët e para të kësaj të hëne.
Mësohet se avioni i ardhur nga Abu Dabi, është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit. 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.
Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit, pasi kanë lënë vendin e tyre, ndërkohë që talebanët rimorën pushtetin pas 20 vitesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










