Katalanasit përmbysën Real Madrid për të cilët Kylian Mbappe shënoi një tregolësh por që nuk mjaftoi në “El Clasico”. Kryeqytetasit e nisën më një 2-0 të shpejtë nga Mbappe që e gjeti rrjetën brenda 14 minutave duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë. Por Eric Garcia, Lamine Yamal dhe dy herë Raphinha i dërguan vendasit në avantazh në pushim.

Mbappe shënoi sërish kur duheshin edhe 20 minuta deri në fund duke e çuar totalin sezonal në 39 në të gjitha kompeticionet – më shumë se çdo debutues tjetër për Real Madrid. Fitore që e shkëputi Barca-n, 7 pikë nga rivalët historikë kur duhen edhe 3 ndeshje deri në fund. Veçohet se Hansi Flick luajti me të njëjtët lojtarë që u eleminua në Champions League nga Inter.

Pas fitoreve ndaj Real Madrid në La Liga, Superkupë dhe “Copa del Rey”, Barca barazoi rekordin e vendosur në sezonin 1982-83 kur për të parën herë fitoi 4 ndeshje “El Clasico” në një sezon. Real Madrid pësoi 16 gola në 4 ndeshje këtë sezon ilustroi rënien e tyre përballë përmirësimit katalanas gjatë 9 muajve të fundit. Barcelona mund të shpallet kampione nëse fiton derbin ndaj Espanyol të enjten e ardhshme ose nëse Real Madrid humbet ndaj Mallorca-s një ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.