Futboll

Mbappé dhe Bellingham ndërprenë dominimin katalanas në ‘El Clásico’

Nga Gazeta Si – Barcelona nuk arriti të siguronte fitoren e 5 radhazi në “El Clásico” ndërsa kjo është një përmbledhje e fakteve më interesante nga përballja me Real Madrid.

Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé ishin protagonistët kryesorë teksa “merengues” mposhtën “blaugrana”-t, 2-1 në përballjen e parë “El Clásico” në La Liga 2025–26, duke i dhënë fund dominimit të “Blaugranave” në këtë sfidë, duke rritur epërsinë në krye të tabelës.

Barcelona synonte të arrinte 5 fitore rradhazi në “El Clásico” në të gjitha kompeticionet – diçka që do ta bënte vetëm për herë të dytë në histori – por këtë herë nuk tregoi se mund të largohej nga “Santiago Bernabéu” me tri pikë.

Për një moment dukej sikur fati ishte në anën e tyre, pasi disa vendime të diskutueshme shkuan në favor të Barcelona-s ndërsa një penallti dhe një gol të hershëm të Madridit që u anuluan.

Megjithatë, vendasit nuk u gjetën kurrë në disavantazh. Bellingham kontribuoi për të dy golat, ndërsa Mbappé shënoi për të shtatën ndeshje rradhazi në kampionat.

Kjo fitore i dha Realit të Madridit suksesin e 9 radhazi në shtëpi në La Liga, diçka që nuk e kishte arritur që nga Shkurti i vitit 2015 (9 fitore) nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t, duke zgjeruar epërsinë në krye të renditjes në pesë pikë.

Mbappé, Bellingham dhe Vinícius Jr

Real Madrid vs Barcelona: Statistikat pas ndeshjes

  • Kylian Mbappé ka shënuar 12 gola kundër Barcelona-s në të gjitha kompeticionet. Vetëm ndaj Montpellier (15) dhe Lyon (13) ai ka shënuar më shumë (shënoi 12 gola ndaj Dijon, Marseille dhe Metz).
  • Në moshën 22 vjeç e 119 ditë, Jude Bellingham është bërë lojtari më i ri i Real Madrid që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje “El Clásico” në çdo kompeticion në shekullin XXI, duke lënë pas Vinícius Júnior (22 vjeç e 267 ditë) në Prill 2023 për Kupën e Mbretit.
  • Mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham është përfshirë në 6 gola në 8 ndeshje kundër Barcelonës në të gjitha kompeticionet (4 gola, 2 asist) – më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër (6 edhe kundër Girona-s).
  • Që nga debutimi te Barcelona në sezonin 2023–24, Fermín López ka shënuar 17 gola në La Liga, duke qenë golashënuesi i 4 më i mirë i klubit në këtë periudhë, pas Robert Lewandowski-t (50), Raphinha-s (27) dhe Ferran Torres (21).
  • Kylian Mbappé është bërë lojtari i 3 që shënon në 4 “El Clásico” rradhazi në të gjitha kompeticionet në shekullin XXI (6 gola), pas Ronaldinho-s (2004–2006, 5 gola në 4 ndeshje) dhe Cristiano Ronaldo-s (2012, 7 gola në 6 ndeshje).

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë