Futboll

Mbape kërcënohet me vdekje për çështje politike, futbolli s’ka të bëjë

Pas vërshëllimave në ndonjë stadium, për Kilian Mbape është koha edhe për kërcënime me vdekje. Fraza shokuese është shkruar në një nga muralet që i janë dedikuar sulmuesit në qytetin e tij, Bondy. Një klimë aspak e favorshme për rinovimin, edhe pse këtë herë futbolli nuk ka të bëjë.

Mbape duket se nuk i ka të gjithë në anën e tij në qytetin shumë pranë Parisit, ku është rritur jo vetëm nga ana futbollistike. Në Bondy kampioni i botës ka mësuar të luajë nën urdhrat e babait Vilfrid, prej vitesh drejtor sportiv i skuadrës lokale, si dhe nën vëzhgimin e nënës Faiza, ish-kampione në volejboll, edhe ajo mjaft e përfshirë bashkë me bashkëshortin në jetën e komunitetit.

Murali gjigant per Mbape ne qytetin e tij te lindjes. Gazeta Si, 11 janar 2022

Sapo mundet, Kilian shkon në Bondy për të nxitur aktivitetet kreative dhe pedagogjike për të rinjtë edhe nëpërmjet fondacionit të tij “Inspired by KM”, që ndjek edhe ekonomikisht rrugën e formimit për 98 djem dhe vajza.

Të shtunën që shkoi, në pikturën gjigante të sulmuesit në murin e një pallati, ishte shkruar: “Mbape, je i vdekur!” Një mesazh i shkruar me gabime gramatikore, por shumë agresiv ndaj futbollistit. Mediet lokale bëjnë me dije se në këtë rast futbolli nuk ka të bëjë dhe aq më shumë rinovimi me PSG-në. Kërcënimi lidhet me fushatën elektorale vendore, ku ish-bashkiakja socialiste Silvin Tomasin, mbështetet edhe nga familja Mbape. Ajo e humbi vendin në qershor të 2020-ës dhe shpreson të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Është e papranueshme, – ka shkruar në Facebook Tomasin, që gjithashtu është kërcënuar, – që kërcënohet me vdekje dikush që nuk ka të bëjë fare me politikën vetëm se është një miku im”. Mbape ka preferuar të mbështesë në rrjetet sociale një vajzë të sëmurë që i kishte dërguar një video, ku mes të tjerash i kërkonte të qëndronte te PSG. Për këtë lojtari ka marrë sulme të çdo lloji dhe ka reguar menjëherë: “Keni prekur fundin”, – ka shkruar ai, ndërsa tifozes i ka dërguar një mesazh, duke e inkurajuar të luftojë kundër sëmundjes: “Je një shembull për të gjithë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë