Gazeta Si – Qëndrim i bujshëm i PSG-së, që ka vendosur të përjashtojë Kilian Mbape nga skuadra që do të shkojë në Japoni dhe Korenë e Jugut për turnetë e programuar. Një lëvizje e fortë kjo, rrjedhojë e vullnetit të sulmuesit për të mos rinovuar kontratën që i skadon më 30 qershor 2024.
Me këtë vendim PSG e nxjerr zyrtarisht në merkato sulmuesin. Sipas shypit francez, bëhet fjalë për një vendim të marrë si pasojë e ngjarjeve të javëve të fundit. Klubi pret ende një sinjal për rinovimin nga lojtari.
Mbape duhet të vendosë deri më 31 korrik, kur duhet të marrë, si për ironi të fatit, një “çmim besnikërie” prej 40 milionë eurosh, nëse aktivizon klauzolën e rinovimit deri në 2025-ën.
Le groupe parisien pour la tournée au Japon. ⤵️
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 21, 2023
Vendimi është bërë zyrtar me listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Luis Enrike, pas miqësores së fituar ndaj Le Havre. Vërtetohet kështu krisja përfundimtare mes Mbape dhe Naser Al-Khelaifi, që pak ditë më parë i dha një sinjal të qartë sulmuesit (Kush nuk do të luajë për Psg, duk duhet të jetë këtu).
‘L’Equipe’ është i bindur se Mbape ka një akord me Real Madrid për verën e ardhshme. Kjo ka sjellë edhe irritimin e presidencës dhe që mund të kemi një largim të lojtarit që këtë verë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




