Futboll

Mbape-Haland në sulmin e Realit, presidenti Perez synon dyshen e ëndrrave në merkato

Gazeta Si – Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Spanja, Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e verës së ardhshme. Ka një ide të çmendur për dyshen e sulmit të madrilenëve sezonin e ardhshëm.

‘Chiringuitotv’ bën me dije se presidenti Florentino Perez ëndërron çiftin Mbape-Haland me fanellën e ‘Los Blancos’. Për francezin nuk është diçka e re në fakt, të gjitha rrugët e çojnë në Madrid pas gjithë atyre ngjarjeve që kanë ndodhur. Fillimisht ai vendosi të qëndronte te PSG, ku më pas nuk rinovoi dhe kalimi në Spanjë duket i sigurt.

Ajo që e bën të bujshëm lajmin lidhet me faktin se përveç Mbape, presidenti Perez kërkon njëkohësisht edhe yllin e Mançester Sitit, Erling Haland. Norvegjezi ishte rivali kryesor i Mesit në garën për ‘Topin e Artë’, ku triumfoi argjentinasi.

Nëse Reali arrin të marrë këta dy lojtarë verën e ardhshme, me siguri do të bëhej një skuadër e frikshme në Spanjë dhe Europë. Për Perezin duket se asgjë nuk është e pamundur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë