Ka ndodhur

Mbante pushkë, tritol dhe granata në banesë, arrestohet një person në Tiranë

Gazeta Si- Një person është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Kus”. Policia thotë se ai mbante në banesën e tij në fshatin Kus, 1 pushkë, 2 krehëra dhe sasi municionu luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 thikë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë