Ka ndodhur

Mbante në magazinë lëndë radioaktive dhe armë, pranga 44-vjeçarit në Kukës

Gazeta Si - Një 44-vjeçar, D.M., i cili posedonte një magazinë ku kishte armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike, është arrestuar në Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre. Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njoftoi policia.

Policia e Kukësit po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë