Ka ndodhur

Mbante dy pistoleta në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi lëvizte me armë zjarri në makinë në bulevardin “Migjeni” në Tiranë.

Policia thotë se në pranga ka rënë A.P., banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Migjeni”, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, finalizuan operacionin e koduar Bulevardi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë