Ka ndodhur

Mbante armë zjarri në makinë, prangoset 42-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri në makinën e tij tip “Benz”. Ndërsa për një 40-vjeçar nisi procedimi penal, pasi dyshohet se kishte dijeni për armën në mjet, duke qenë se udhëtonte si pasagjer.

Sipas Policisë, palët kishin pasur një konflikt me disa persona të tjerë, ku kishte kërcënuar me armë. Me marrjen e informacionit, policia iu vu nga pas autorëve dhe i arrestoi pak çaste më pas.

Operacioni për kapjen e tij është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe forcat “Shqiponja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë