Ka ndodhur

Mbante armë pa leje, arrestohet 38-vjeçari në Tropojë

Gazeta Si – Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për municion luftarak.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale G.D. 38 vjeç banues në fshatin Bukovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë