Ka ndodhur

Mbante armë dhe municione në banesë, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

Gazeta Si – Një 64-vjeçar u arrestua në Tiran me akuzën për armëmbajtje pa leje. Sipas një njoftimi, policia tha se kishte informacione në rrugë operative, se në një banesë në rrugën “Pasho Hysa” në kryeqytet mbaheshin armë dhe sende të tjera.

Për këtë arsye u finalizua operacioni i koduar “Municioni”. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme municioni, 7 karikatorë, 1 pistoletë me mulli, 4 armë të ftohta, uniforma dhe shkopa gome si të policisë.

Ndaj 64-vjeçarit, rëndon edhe akuza e mbajtjes pa të drejtë të uniformës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë