Ka ndodhur

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mifol të Vlorës

Gazeta Si – Babë e bir, banues në fshatin Mifol të Vlorës, janë arrestuar pasi policia i gjeti në shtëpi armë zjarri dhe municione.

Si rezultat operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë: B.K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre,  në fshatin Mifol, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë