Gjobitet për herë të dytë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Gjoba i është vendosur gjatë takimit në ditën e sotme me banorët e prekur nga tërmeti.
Në diskutim e sipër me qytetarët për problematikat e tyre, ka arritur edhe policia.
Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, teksa kanë kërcënuar Kryemadhin për vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës në ambiente publike.
Ndërkohë, kryetarja e LSI ka treguar të dhënat e saj.
“Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, dëgjohet kryetarja e LSI.
Ajo ka firmosur gjobën e caktuar nga Policia, ndërkohë që ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




