Keshilla

Mbajini patatet në frigorifer nëse doni që të jetojnë më gjatë

Për vite me radhë, ekspertët na kanë paralajmëruar që të mos i ruajmë patatet në frigorifer, duke thënë se përbën rrezik për kancer.

Por tani ata kanë ndryshuar mendim duke thënë se jo vetëm që është mirë, por edhe këshillohet që më e mira është që patatet të qëndrojnë në frigorifer për të jetuar më shumë.

Ndërkohë, domatet dhe kastravecët duhet të mbahen jashtë frigoriferit, thonë shkencëtarët.

Më parë mendohej se ruajtja e patateve në temperatura të ulëta çonte në formimin e sheqernave shtesë, të cilat shndërroheshin në akrilamid që shkakton kancer kur patatet skuqen apo piqen.

Por tani studiuesit thonë se ruajtja e patateve në frigorifer, veprim që më parë mendohej se përbënte rrezik për shëndetin, është një mënyrë e mirë për të përfituar sa më shumë prej tyre, veçanërisht nëse nuk do t’i përdorni menjëherë”.

Studiuesit vunë në dukje edhe faktin se domatet dhe kastravecët, që në përgjithësi njerëzit i ruajnë në frigorifer, në të vërtetë nuk duhet të ruhen aty.

“Temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e domateve dhe pengojnë enzimat që u japin atyre shije. Frigoriferi është gjithashtu i dëmshëm për kastravecët, duke i zbutur ato. Gjithashtu, qepët dhe hudhrat duhet të mbahen brenda një dollapi të errët dhe të thatë.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë