Politike

Mbahet në Tiranë takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, temat që do trajtohen

Nga Gazeta 'Si'- Mbahet sot dhe nesër në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE – Shqipëri midis dy delegacioneve, do të jenë katër, që do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi temat:

- Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit

-Liria e medias dhe zgjedhjet;

- Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;

-Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë