Është mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha e Krishtlindjes.
Kjo meshë është drejtuar nga ana e imzot Frendos. Ky i fundit tha se festës së Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi, edhe pse jemi në kohë pandemie.
“Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi as në këto ditë. Duhet të gjithë bashkë të themi: Na shpëto o Zot Jezus. Të lutemi për ata që ndihen të vetmuar. I ati i Shenjtë, në këtë natë Krishtlindje, bëj që të ndriçohemi nga mesazhi i jetës”, tha ndër të tjera imzot Frendo.
Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit u mbajt në orën 18:00 si pasojë e masave të reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Mesha ishte parashikuar të mbahej në mesnatë sipas traditës por duke qenë se lëvizja e qytetarëve në këtë orë është e ndaluar, Kisha ka vendosur zhvillojë atë 6 orë përpara. Kjo pasi nga dita e nesërme e deri në 4 Janar ora policore do të afrohet në orën 20:30.
Vendimi i Komitetit të Ekspertëve solli edhe reagimin e Imzot George Frendos i cili me një letër drejtuar kryetares së këtij komiteti Mira Rakacolli deklaroi se ku vendim diskriminonte katolikët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




