Ngjarje

Mattarella: Emigrantët si skllevër. Të mbajmë përgjegjësi!

Në ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, Presidenti Italian Matarella vë alarmin. Emigrantët si skllevërit, skllevër të rinj. Nuk është nevoja të shihet gjetkë. Paralajmëron Sergio Mattarella. “Skllavëria ka përfaqësuar një prej turpeve më të mëdhenj të njerëzimit. Sot, Dita Botërore kundër trafikimit të qënieve njerëzore na detyron për të përsëritur dënimin dhe betejën kundër të gjitha formave të skllavërisë, të vjetra e të reja”, shpjegon kreu i Shtetit duke vendosur theksin në faktin që “Terreni më i lehtë për këto forma të reja të skllavërisë është fenomeni migrator”. “Asnjë Vend – paralajmëron Presidneti – nuk është imun ndaj këtij dhunimi të vazhdueshëm të dinjitetit njerëzor e askush nuk duhet të ketë “tundimin të hedh vështrimin gjetkë”.

Shifra që të lenë me gojë hapur

Emigrantë, foto ilustruese

Në tekstin e deklaratës së Kreut të Shtetit, lexohet se skllavëria “ka përfaqësuar një prej   turpeve më të mëdha të humanitetit. Sot, Dita Botërore kundër trafikimit të qënieve njerëzore na detyron të ritheksojmë për të përsëritur dënimin dhe betejën e komunitetit  ndërkombëtar kundër çdo forme të skllavërisë, të vjetër dhe të re. Organizata Ndërkombëtare e Punës -denoncon se janë mbi 40 milion viktimat e skllavërisë moderrne; prej të cilave, gati 25 milion janë nën punën e sforcuar dhe 15 milion nën martesë të detyruar. Numra impresionues që kanë nxitur Kombet e Bashkkuara për të arritur objektivin  e eleminimit të trafikut të qenieve njerëzore brenda 2030-ës”. “Bëhet fjalë- vazhdon Mattarella – për degjenrim të shoqërisë tonë, plagë që duhe zhdukur me vendosmëri duke marrë në pyetje ndërgjegjet tona dhe që duhet të reflektojmë për një reagim moral, në një përgjigje adekuate me një angazhim më të madh kulturor dhe civil. Terreni më i lehtë për këto forma të skllavërisë është fenomeni migrator. Çdo ditë mijëra persona vënë në rrezik jetën e tyre dhe të të shtrenjtëve të tyre në det e në tokë, në kushte dëshpëruese; një tragjedi, fëmijë i luftërave, i varfërisë, i paqëndrueshmërisë së zhvillimit të pasigurt, i nxitur dhe shfrytëzuar nga trafikantët e padobishëm të njeriut, të cilët i vendosin ata përballë një të ardhmeje shtypëse: shfrytëzimi në punë, birësimet e paligjshme, trafikimi i organeve, rekrutimi përmes krimit të organizuar, shfrytëzimi seksual ".

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Sipas Mattarellas “Asnjë Vend nuk është imun ndaj këtij dhunimi sistematik të dinjitetit human e cila sfidon përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare në tërësinë e saj, duke shmangur tundimin për të parë diku tjetër. Vetëm bashkëpunimi - përfundon ai - mund ta mposhtë këtë fenomen, me një Bashkim Europian të vetëdijshëm për vlerat dhe përgjegjësitë e tij ".

Kombet e Bashkuara thirrje për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

Foto ilustruese

Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Pothuajse çdo vend në botë është prekur nga kjo murtajë, qoftë si një vend origjine, tranziti ose destinimi për viktimat.

Në Ditën Botërore kundër Trafikimit të Personave, Kombet e Bashkuara (OKB) po i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ngrejë urgjentisht përgjigjet ndaj trafikimit të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët përbëjnë një të tretën e të gjitha viktimave në mbarë botën.

“Trafikimi i qenieve njerëzore merr shumë forma dhe nuk njeh kufij, ndërsa trafikantët e qenieve njerëzore shpesh veprojnë pa u ndëshkuar, me krimet e tyre që nuk marrin vëmendje të mjaftueshme. Kjo duhet të ndryshojë ", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres.

Përmes një deklarate, Drejtori Ekzekutiv i UNODC-it, Yury Fedotov, shpalosi një tablo të zymtë: "Krizat humanitare dhe konflikti i armatosur kanë lënë fëmijët dhe të rinjtë në rrezik më të madh për trafikim. Rreziqet janë shtuar edhe më tej kur fëmijët dhe të rinjtë janë në lëvizje, shpesh të ndarë nga familjet e tyre ". Ai gjithashtu shprehu shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e internetit dhe teknologjive të reja nga trafikantët e qenieve njerëzore për të zgjeruar shtrirjen e tyre dhe për të shfrytëzuar dhe keqpërdorur të rinjtë."

Të gjithë ne kemi përgjegjësinë për të parandaluar dhe ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të mbrojtur shëndetin, mirëqenien dhe potencialin e të gjithë fëmijëve, në përputhje me Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm ", tha z. Fedotov, duke nënvizuar se Zyra i ndihmon qeveritë të zbatojnë masat kundër këtij fenomeni - të nxisë dhe zhvillojë ndërgjegjësimin përmes fushatës së Zemrës së Kaltër dhe të shërbejë si Koordinator i Grupit Koordinues përmes Agjencisë kundër Trafikimit të Njerëzve  për të harmonizuar dhe përforcuar përgjigjet.

Një hap i madh përpara në trajtimin e trafikimit të fëmijëve dhe të rinjve është Protokolli për Parandalimin, Shtypjen dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave, Sidomos Grave dhe Fëmijëve, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, i cili hyri në fuqi më shumë se një dekadë më parë. Ky instrument ndërkombëtar përfaqëson mjetet më të mira dhe më efektive për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë duke i dhënë fund mosndëshkimit për trafikantët dhe duke siguruar që përgjegjësitë e drejtësisë penale të mbrojnë interesat e fëmijëve në çdo fazë.

UNODC kontribuon në ndërtimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe kapaciteteve të zbatimit të ligjit në mënyrë që të mbajnë fëmijët dhe të rinjtë të sigurt. Zyra gjithashtu po ndihmon për të siguruar që viktimat ndër fëmijë të mbijetojnë e të integrohen përmes Fondit të Mirëbesimit të OKB-së për Viktimat e Trafikimit. Duke adoptuar një përqasje të përqendruar në viktima, Fondi mbështet rreth 3,000 individë çdo vit nëpërmjet partnerëve të organizatës joqeveritare.

Raporti i Skllavërisë Moderrne

Më herët këtë muaj është publikuar Raporti i Skllavërisë Moderne në të gjithë botën.

Sipas Raportit, në 2017 janë numëruar 40, 3 mln njerëz që jetojnë në skllavëri moderrne, mes të cilëve 71% femra dhe 29 % meshkuj. 50,4 mln jetojnë nën një martesë të detyruar dhe 24,9 mln bëjnë punë të detyrueshme.

Shqipëria në raport me këto fenomene renditet e 43 nga 167 vende të botës për tendencën e rënies në skllavëri moderrne. Krahasuar me raportin e 2014-ës vendi ynë ka zbritur me 40 vende duke shfaqur një trend në rritje të fenomenit.

Sipas Raportit të 2018 që mat këtë Indeks në ekonomitë e vendeve të botës,  në Shqipëri vlerësohen 20,000 njerëz të jenë duke jetuar në skllavëri moderrne dhe 6,87 në 1000 banorë është prevalenca e numrit të popullsisë që vlerësohet se po jeton në këtë lloj skllavërie.

Prevalenca e vulnerabilitetit të popullsisë shqiptare ndaj jetesës në skllavëri moderrne është 45.20 në 100 persona.

Burimet: Corriere.it/www.unodc.org/Raporti i Skllavërisë Moderrne 2018

*Përktheu: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë