Euro 2020

Mateus s’njeh diplomaci: Anglezët e meritojnë traumën e humbjes me penallti

Legjenda gjermane e futbollit, Lotar Mateus, ka komentuar dramën që po përjeton Anglia pas humbjes me penallti në finalen e Euro 2020, të luajtur në shtëpinë e vet, në “Wembley”. Ish-mesfushori, gjithmonë pa diplomaci në deklaratat e tij, thekson se anglezët e meritojnë këtë dramë, duke treguar edhe arsyet pse.

Për “Bild”, Mateus kujton së pari episodin më tifozen e vogël gjermane gjatë ndeshjes Angli-Gjermani, kur rezultati ishte 2-0 në favor të “Tre Luanëve” dhe ajo po qante. “Tifozët anglezë ishin armiqësorë me vajzën e vogël me fanellën e Gjermanisë. Ishte diçka e shëmtuar”, - është shprehur Mateus. Më pas ai tregon edhe arsye të tjera pse është kundër tifozëve anglezë.

Lotar Mateus. Gazeta Si, 15 korrik 2021

"Portieri i Danimarkës, Kasper Shmajkel, është bezdisur me një lazer gjatë ekzekutimit të penalltisë që Rahim Sterling e mori duke u hedhur në fushë. Gjithë kësaj i shtohet edhe qëndrimi racist ndaj futbollistëve të tyre pas humbjes në finale. Të dashur anglezë, ishte një sjellje antisportive që nuk duam të shohim më. Më vjen keq për lojtarët, por anglezët e meritojnë këtë traumë pas finales së humbur me penallti".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë