Nga Gazeta Si- Një 23-vjeçar është gjetur sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzim në polici mbrëmjen e së martës, se i biri R. D. nuk është kthyer në banesë. Policia thotë se pas disa orësh kërkime, kanë gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas burimeve, viktima ka mavijosje në qafë. Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet se automjeti i viktimës ka rënë në liqen.
Ai nuk ka precedentë të rëndë kriminalë, dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


