Ka ndodhur

Mat, qëllonte me pushkë në ajër në mes të fshatit

Një 40-vjeçar me iniciale B.K., është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pushkë në ajër, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prell, ku 40-vjeçari ka nisur të qëllojë me pushkë në oborrin e banesës së tij, duke terrorizuar banorët.

Kanë qenë këta të fundit ata që kanë njoftuar policinë, e cila e ka vënë në pranga. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë