Gazeta Si- Një 21-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi dyshohet se ka kanosur dhe me anë të shtrëngimit i ka marrë një shumë parash një 20-vjeçari.
Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se më datë 04.08.2022 me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




