Një 85-vjeçar është paraqitur në orët e vona të së dielës në spital, ku ka pretenduar se është vetëplagosur me armë zjarri. Policia thotë se shtetasi D.H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, ka pasur plagë me armë zjarri në trup.
Dyshohet se i moshuari, në një ambient pranë banesës së tij, është vetë plagosur në mënyrë aksidentale. Ndërkohë policia ka sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




