Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Urakë të Matit. Sipas Policisë një 40-vjeçar ka aksidentuar për vdekje me automjetin tij e një të moshuar.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.