Gazeta Si – Një rikthim i hidhur pas gati dy muajsh jashtë fushave për Novak Gjokoviç. Në Masters 1000 të Montekarlos tenisti serb është mundur befasisht nga spanjolli Davidovich Fokina, me rezultatin 6-3, 6-7, 6-1. Gjokoviç ka konfirmuar kështu dyshimet që kishin lindur në lidhje me formën e tij sportive.
Fillimi i 2022-shit ka qenë me probleme për numrin 1 në botë, i cili ka luajtur vetëm 3 ndeshje këtë sezon, të gjitha në Dubai në muajin shkurt. Ai u prezantua në dheun e kuq të Montekarlos mes shumë të panjohurash dhe është eliminuar në mënyrë surprizë nga Davidovich Fokina, numri 46 në renditjen botërore.

U duk që në fillim që ‘Nole’ ishte jashtë forme, teksa humbi tri herë shërbimin, duke treguar limite. Davidovich Fokina përfitoi dhe shkoi në 3-0 edhe në setin e dytë. Kur dukej çdo gjë e mbyllur për spanjollin, krenaria e Gjokoviçit bëri që ai një moment të kthehej ai i dikurshmi dhe të barazonte rezultatin. Në setin e tretë u mendua favorit, por serbi ra shumë fizikisht dhe Davidovich Fokina kaloi në 1/8-at e turneut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



