Një vajzë është vënë në pranga dhe dy djem janë shpallur në kërkim, me akuzën e mashtrimit përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar ndihma për të mitur, me pretendimin se ata ishin të sëmurë ose në gjendje të rëndë ekonomike.
Policia e Tiranës thotë se ka finalizuar operacionin “Kameleonët” të nisur një ditë më parë, ku u arrestuan 6 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Kështu, ditën e sotme, është ndaluar një 24-vjeçare me iniciale A.H., banuese në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim A.M., 34 vjeç dhe S.N., 37 vjeç.
Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin për muaj me radhë përfitonin para për të miturit duke nxjerrë dhe publikuar edhe të dhënat e llogarive bankare.
Mashtrimi bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligj zbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.
Dyshohet se ttë rinjtë kishin ngritur një skemë të mirëfilltë të mashtrimit ekonomik për të fituar para në mënyrë të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




