Ka ndodhur

Mashtronte qytetarët, arrestohet me pistoletë ‘agjenti imobilar’ në Tiranë

Gazeta Si – Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe mashtroi një qytetare duke u prezantuar si agjent imobiliar.

Gjatë ndalimit, ai u kap duke qarkulluar me një pistoletë sportive në automjet, ndërsa në banesë iu gjetën edhe një palë targa të vjedhura.

Operacioni u zhvillua pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila raportoi se kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, por ishte mashtruar.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare, së bashku me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, identifikuan dhe arrestuan shtetasin A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Verifikimet e mëtejshme treguan se ai ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale Dhuna në familje, të cilën e kishte shkelur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë