Ka ndodhur

Mashtronte përmes ‘Call center”-ave, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike.

Policia thotë se i riu me iniciale M.M., kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si “Call center”. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë