Gazeta Si – Një 36-vjeçar me iniciale R.K., ka rënë në pranga ditën e sotme në Durrës, i akuzuar se mashtronte shtetas të huaj përmes “Call Center”, duke marrë shuma të mëdha parash.
Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe 3 persona të tjerë. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si “Call center”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




