Ka ndodhur

Mashtronte për kontrata pune dhe merrte deri në 1.500 euro, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova

Gazeta Si – Pas hetimeve 3 mujore  mbi kallëzimet e disa qytetarëve, për mashtrim një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar, pasi premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit.

Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 qytetarëve.

“Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë 3 muajve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, mbi kallëzimet e bëra nga disa shtetas, për mashtrim me kontratat e punës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Premtimi”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi kosovar:   H. B., 41 vjeç, banues në Kosovë, – njofton policia.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë