Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi administronin një “Call Center”, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj.
Policia njoftoi zhvillimin e operacionit “Last call”, ku ndër të tjera u sekuestruan pesë laptopë dhe dy celularë. Të arrestuarit janë një 35-vjeçar me iniciale O.V., dhe një 32-vjeçar me iniciale A.B.
Përveçse të palicencuar duke mos deklaruar aktivitetin në organet kompetente ata telefononin shtetas të huaj dhe i mashtronin për të investuar në bursa fiktive. Sipas policisë, gjithë veprimtaria kriminale kryhej në rrugën e “Barrikadave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.