Ka ndodhur

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, 2 të arrestuar në Tiranë

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi mashtronin shtetas të huaj nëpërmjet telefonit për të investuar në bursa fiktive.

Policia tha se në pranga ranë: Saimir Blini dhe Martin Baçi, të cilët kishin në administrim një “Call Center” në “Rrugën e Barrikadave”, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive “Forex”.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 njësi kompjuterike, një USB, dhe celularë.

“Si rezultat i këtij operacion u arrestuan në flagrancë shtetasit S. B., 33 vjeç, M. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të tjerë.

Shtetasit S. B. dhe M. B. kishin në administrim një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë