Gazeta Si – Dy të të rinj, me iniciale B.K., 27 vjeç dhe M.K., 25 vjeç janë arrestuar, pasi akuzohen se mashtronin të huajt me bursa fiktive.
Policia e Tiranës njoftoi se janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët, 51-vjeçari J.K. dhe 32-vjeçari E.K.
Këta 4 persona kishin në administrim një subjekt Call Center në Rrugën e Zallit në të cilin ishin punësuar rreth 60 punonjës, të cilët së bashku me administratorët telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 Euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




