Gazeta Si- Policia ka goditur një rast të mashtrimit përmes bursave fiktive në kryeqytet. Operacioni policor i koduar “Fake Promise” ka çuar në arrestimin e pronarit dhe administratorit të një “Call Centeri” në rrugën e Dibrës, të dyshuar për mashtrim të shtetasve të huaj përmes investimeve në bursa fiktive.
Shtetasit Olisjo Planaj dhe Erdi Muça janë arrestuar në flagrancë, ndërsa tre operatore janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetase: J.B, 36 vjeçe, S.Gj, 27 vjeçe, dhe Xh.M, 30 vjeçe.
Në këtë subjekt të paregjistruar në “Rrugën e Dibrës” ishin të punësuar si operatore shtetaset e lartpërmendura, të cilët së bashku me administratorin telefononin shtetas të huaj dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking”, faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të shtetasve të huaj të mashtruar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.