Gazeta Si – Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pas një hetimi të koduar me emrin “Devices”, që ka të bëjë me mashtrimin për investim në bursa përmes “Call Center”-ave.
Të arrestuarit janë G.Q., 50 vjeç, B.H., 28 vjeç, A.M., 36 vjeç, S.L., 70 vjeç dhe F.C., 44 vjeç, të gjithë punonjës të një kompanine “Call Center”-i.
Këta persona mashtronin shtetas të huaj duke iu prezantuar si agjentë shitjesh dhe u kërkonin që të investonin në bursën fiktive “Forex”.
Policia ka shpallur në kërkim pronarët e këtij call-centeri dhe operatorë të tjerë; R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.