Ka ndodhur

Mashtronin përmes ‘Call Center’-ave, 7 të arrestuar dhe 4 në kërkim në Shkodër

Gazeta Si – Shtatë persona janë vënë në pranga në Shkodër dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për mashtrim në “Call Center”-a.

Policia njofton po ashtu se janë proceduar 25 persona të punësuar si operatorë në këto 2 subjekte.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 2”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., administrator i subjektit “Call Center”, dhe S.Ç., I.T., A.S., dhe M.Sh., drejtues grupi në këtë subjekt.

Ndërkohë, si rezultat i operacionit të dytë policor të koduar “North Forex 3” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. Z., dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër .

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 subjekteve kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë