Ka ndodhur

Mashtroi tre biznese dhe përfitoi 160 mijë lekë, arrestohet 34-vjeçarja në Korçë

Gazeta Si – Një 34-vjeçare u arrestuar në Korçë, pasi mashtronte pronaret e bizneseve, duke përfituar para.

34 vjeçarja me inicile R.L., banuese në Korçë, ishte shpallur në kërkim, pasi kishte përfituar shuma parash nga pronarët e tre bizneseve, duke i mashtruar ato.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë