Gazeta Si – Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë dhe heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij.
Meskuti, i cili u arrestua për dosjen e mashtrimit me mikrokredi, akuzohet se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive.
Ai rezulton të jetë pronar i disa prej shoqërive që ngritën skemën piramidale. Hetimi zyrtar për skemën e mashtrimit me mikrokreditë, nisi në shkurt të vitit 2020 nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë, “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “SHP Zig”, “FS”, “FLASH”, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3.999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.
Më pas, Prokuroria e Tiranës, në dhjetor të vitit 2024 shpalli moskompetencë duke e kaluar çështjen për hetim në SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.