Ngjarje

Mashtrime me call center, arrestohen 2 organizatorët dhe procedohen 38 punonjës

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia ka arrestuar 2 persona dhe proceduar 38 të tjerë, të punësuar në një qendër call center në Tiranë, ku kryenin mashtrime financiare ndaj qytetarëve të BE-së.

Policia e Shtetit, përmes operacionit “SCAMS”, bën të ditur se ky call center ishte kamufluar si një biznes i ligjshëm i licencuar për marketing, suport dhe konsulencë në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.

Por realisht, aktivitetin e kishte fokusuar si call center duke mashtruar qytetarët e vendeve të BE-së për të investuar në bursa fiktive.

Administratori i këtij call-centeri, Kejsi Përgjegji 28 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Marjus Hysa, u arrestuan nga policia. Ndërsa 38 punonjës të këtij call-centeri po hetohen në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar gjithsej 106.710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë