Ka ndodhur

Mashtrim me “Call Center”, tre persona në pranga në Tiranë

Gazeta Si – Tre punonjës të një kompanie “Call Centeri” në Tiranë janë arrestuar pasi akuzohen për mashtrim. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gj.Rr., 27 vjeç, R.M., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe G.M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Duke qenë të punësuar në një “Call center” në rrugën “Sulejman Delvina”, ta prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe i mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në “Forex”.

Gjatë operacionit të policisë, ta jnë përpjekur të pengojnë  agjentët, psi kanë fikur serverin kryesor, me qëllim që të fshihnin të dhënat.

Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale  “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë