Ka ndodhur

Mashtrim me ‘Call Center’, dy të arrestuar në Tiranë

Gazeta Si – Administratori dhe një punonjëse e një “Call center”-it që mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, janë prangosur në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, B.H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i operacionit  “Last call 2”  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. N., 24 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

– R. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e punësuar si operatore në këtë subjekt.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi S. N. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin B. H., në zonën e Pazarit të Ri.

Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishte e punësuar si operatore shtetasja R. S., e cila, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex,” njoftoi policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë