Policia ka publikuar masat për mbarëvajtjen e sezonit veror, duke garantuar më siguri për qytetarët. Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka bërë një pasqyrim të këtyre masave për qarkullimin sa më normal të automjeteve, për parandalimin e kriminalitetit në qendrat dhe banesat ku jetojnë, zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës, për menaxhimin e zhurmave në qendrat urbane apo zonat turistike.
Ai u shpreh se policët do të patrullojnë në zonat bregdetare edhe me biçikleta të pajisur me uniformat verore me qëllimin parandalimin e krimit apo incidenteve.
Sipas Dervishit, policia do të jetë me forcat e saj, në të gjithë territorin bregdetar të vendit, për të garantuar qetësi për pushuesit.
Ai tha gjithashtu, se nisma “Bregdeti Ynë” është në fazën e dytë të saj dhe ka si qëllim lirimin e zonave të zëna nga ndërtime pa leje.
Sakaq, Dervishaj, apeloi lokalet që të zbatojnë masat e vendosura nga Komiteti Teknik, duke argumentuar, se muzika ndalohet pas orës 22:00 dhe lokalet duhet të mbyllen pas orës 00:00. Ai gjithashtu, tha se policia rrugore është duke monitoruar situatën në të gjithë akset e vedit dhe po gjobit e ndalon, shoferët që nuk respektojnë rregullat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




